Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Larry Rossin ka shprehur sot zhgënjimin e UNMIK-ut për dështimin e vazhdueshëm të autoriteteve në Beograd për inkurajimin e serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në jetën politike. Kështu tha zëdhënësi i administratës ndërkombëtare Jeff Bieley, pas takimit në Prishtinë, që zoti Rossin kishte me shefin e Qendrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviq. Zoti Çoviq tha se "serbët e Kosovës nuk mund të hyjnë në institucionet e përkohshme përderisa ekziston problemi lidhur me kryeministrin e Kosovës".
XS
SM
MD
LG