Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti amerikan, George Bush ka thënë se gjatë mandatit të tij të dytë do të sjellë paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Këto komente zoti Bush i bëri në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen izraelite Yedioth Aharonoth. "Viti i ardhshëm është shumë i rëndësishëm, pasi ai sjell paqe", tha presdienti George Bush duke shtuar se "zoti Sharon e kupton këtë, ndërsa është shumë e rëndësishme që këtë ta kuptojnë edhe palestinezët, pra ta kuptojnë se paqja nuk arrihet me fjalë por nëpërmjet të veprimeve".
XS
SM
MD
LG