Ndërlidhjet

MOSKË


Kompania e panjohur ruse Bajkalfinancgrup sot e bleu njësinë më të madhe prodhuese të kompanisë së naftës Yukos. Është raportuar se çmimi i blerjes ishte 9.35 miliardë dollarë. Këtë shitje e organizuan autoritetet e Rusisë për të arkëtuar një pjesë të shumës, që sipas tyre, kjo firmë i ka borxh për taksa. Zyrtarë të Yukosit e kishin kundërshtuar shumën e përcaktuar nga autoritetet dhe thonë se qeveria e Rusisë po e ndëshkon këtë kompani për shkak të ambicjeve politike të themeluesit të Yukosit, Mikhail Khodorkovsky, që aktualisht është i burgosur.
XS
SM
MD
LG