Ndërlidhjet

BAGDAD


Mbi 60 njerëz janë vrarë gjatë ditës si pasojë e sulmeve në Naxhaf dhe Qerbela të Irakut.
Në Naxhaf u vranë 48 dhe u plagosën mbi 90 të tjerw, ndërsa sulmi në Qerbela, që kishte ndodhur disa orë para atij në Naxhaf, kishte shkaktuar së paku 10 viktima dhe 20 të plagosur. Në Bagdad persona të armatosur kanë vrarë tre punonjës që punonin për organizimin e zgjedhjeve të 30 janarit.
Një grup militantësh ka kërcënuar se do vrasë 10 pengje irakiane, të cilët punonin për një kompani amerikane sigurie.
Pas këtyre zhvillimeve udhëheqësit shiitë kanë kërkuar vetpërmbajtje, duke theksuar se kryengritësit po përpiqen të shkaktojnë luftë civile.
XS
SM
MD
LG