Ndërlidhjet

KJEV


Kandidati presidnecial i opozitës ukrainase, Viktor Jushcenko, ka deklaruar se ukrainasit së shpejti do jetojnë në një "Ukrainë të re e demokratike". Jushceno ka folur gjatë ceremonisë që mbahet në kujtim të Shën Nikolasit, një nga shenjtorët kryesorë të fesë së krishterw.
Njëherësh presidenti aktual, Leonid Kucma, ka nënshkruar, duke i kthyer në ligje ndryshimet në ligjin zgjedhor, në bazë të të cilit do zhvillohen zgjedhjet e 26 dhjetorit.
Këto zgjedhje do mbahen pas protestave të opozitës, që kundërshtonte rezultatet paraprake të zgjedhjeve, që i jepnin fitore kandidatit të partisë në pushtet dhe njëherësh kryeministër, Viktor Janukovicit.
XS
SM
MD
LG