Ndërlidhjet

NAXHAF


Së paku 50 njerëz të dyshuar për përfshirje në aksionet e kryengritësve në Irak janë arrestuar. Arrestimet pasojnë sulmet e djeshme në Naxhaf dhe Qerbela ku humbën jetën së paku 62 njerëz e mbi 180 të tjerë u plagosën.
Udhëheqësit më të lartë fetarë shiitë kanë kërkuar që njerëzit të tregojnë vetpërmbajtje, pasi sulmuesit kërkojnë ndarjen dhe destabilizimin e vendit.
Kleriku al-Kubanki, duke folur në vendin e ngjarjes në Naxhaf ka përsëritur të njëjtin qëndrim.
"Sic mund ta shihni shpërthimi në Naxhaf morri jetën e njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve dhe gra e fëmijë. Dëshirojmë t'i themi terroristëve se kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin tonë në mbështetje të zgjedhjeve", tha kleriku al-Kubanki.
Sulmet e fundit vetëm sa e kanë përkeqësuar gjendjen e sigurisë, rreth një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, të parapara për në 30 janarin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG