Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri rus i drejtësisë ka deklaruar se nëse fituesi i tenderit për blerjen e aksioneve të kompanisë së naftës Yukos, nuk bën pagesën brenda 14 ditëve atëherë ajo do t'i kalojë në pronë të shtetit. Rusia ia shiti kompaninë Yukos një firme thuajse të panjohur, megjithë vendimin e drejtësisë amerikane që ndalonte shitjen. Yukos e ka cilësuar shitjen dhe arrestimin e mëhershëm të presidentit të kësaj kompanie, si politike për shkak të mbështetjes që i ka dhënë forcave politike që kundërshtojnë presidentitn Putin.
XS
SM
MD
LG