Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka thënë sot se zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të jenë vendimtare për përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Nato. Në një konferencë për shtyp, zoti Moisiu tha se "pa dyshim, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe korrekte është prioriteti kryesor për vitin e ardhshëm". Mëtutje presidenti Moisiu i kritikoi partitë politike për shtyrjet e reformave zgjedhore. Ai kërkoi nag forcat politike që të arrijnë konsensus për të "realizuar aspiratat kryesore, që janë integrimet evro-atlantike".
XS
SM
MD
LG