Ndërlidhjet

logo-print

KIJEV


Kryesuesi i presidencës së Bashkimti Evropian, Jan Peter Balkenende, ka thënë se unioni "nuk do të anojë" për asnjërën palë në raundin zgjedhor të 26 dhjetorit në Ukrainë, por dëshiron zgjedhje të "lira dhe korrekte".
Ndërkohë, në debatin e mbrëmshëm televiziv, kandidati opozitar për president të Ukrainës, ViktorYushchenko akuzoi rivalin e tij kryeminisrin Viktor Yanukovich për manipulime ne raundin zgjedhor të 21 nëntorit.
"Kur e pyesim veten pse sot ky vend ka probleme, përgjigja është se ju ishit të angazhuar në mashtrime. Ju i vodhët tre milionë vota", ka thënë Yushchenko.
Kryeministri Yanukovich ka thënë se fitorja e Yushchenkos mund ta ndajë vendin:
"Viktor Andrejevic, ju mendoni se do të bëheni president i Ukrainës. Ju po bëni gabim të madh. Ju do të bëheni president i një pjese të Ukraiëns. Unë nuk e dua këtë. Unë dua që ne të dy ta bashkojmë Ukrainën", ka thënë Yanukovich.
XS
SM
MD
LG