Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe 50 janë lënduar pas sulmeve me raketa dhe mortaja mbi bazën ushtarake amerikane në Mosul, ka njoftuar Pentagoni.
Nuk dihet nëse të vrarët janë ushtarë amerikanë apo irakainë, pasi baza ushtarake përdoret nga të dy palët.
Ndërkohë, kryeministri britanik Tony Blair ka arritur në një vizitë të papritur në Bagdad. Ai ka shprehur përkrharjen për zgjedhjet kombëtare të muajit të ardhshëm. Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin irakian Iyad Allaëi, Blair ka pranuar se ka probleme të sigurisë në disa pjesë të Irakut, por ka thënë se zgjedhjet duhet ta stabilizojnë situatën. Ai i quajti "heronj" zyrtarët e zgjedhjeve.
"Unë në asnjë mënyrë nuk po i mohoj problemet. Natyrisht, që ka probleme të mëdha. Por, mendoj se mbajtja e zgjedhjeve do të cojë drejt sigurisë më të lartë'", ka thënë Blair.
Kjo është vizita e parë e Blairit në Bagdad, ndërkaq e treta në Irak, që pas rënies së Sadamit.
XS
SM
MD
LG