Ndërlidhjet

NJU JORK


Në raportin vjetor kushtuar gjendjes së të drejtave politike dhe lirive civile në botë, të OJQ-së ndërkombëtare "Freedom House", thuhet se megjithë keqësimin e gjendjes së sigurisë, liria dhe demokracia në botë kanë shënuar ecje përpara.
Në 192 vendet e përfshira në këtë hulumtim, 89 prej tyre konsiderohen vende me liri të plotë, 54 pjesërisht të lira dhe 49 vende ku nuk ka liri.
Raporti tregon se të drejtat politike dhe liritë civile në Rusi janë reduktuar aq shumë, sa ky vend është në kategorinë e vendeve që nuk gëzojnë lirinë.
Nga vendet e dala më parë nga ish RFJ-ja, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia e Mali i Zi cilësohen si të lira. Bosnja dhe Maqedonia pjesërisht të lira.
Kosova që bashkë me Kashmirin, Tibetin, Çeçeninë dhe Nagorni Karabakun janë radhitur në mesin e territoreve kontestuese, është kthyer nga kategoria e vendeve pjesërisht të lira në vendet ku nuk ka liri. Këtë vlerësim Freedom House e ka bërë për shkak të shtimit të dhunës etnike, që sic thuhet ka cuar te bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare nga ana e serbëve.
XS
SM
MD
LG