Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Austrisë Hajnc Fisher dhe kryeministri i Polonisë Marek Belka gjatë ditës kanë vizituar ushtarët e vendeve të tyre në kuadër të KFOR-it dhe kanë biseduar me udhëheqësit vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë.
Presidenti i Austrisë Hajnc Fisher me këtë rast ka thënë se pret që vitin e ardhshëm të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe ka shtuar se Austria nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it.
Kryeministri i Polonisë Marek Belka, pas takimit me presidentin Ibrahim Rugova, ka deklaruar se është i kënaqur me përparimin e bërë në Kosovë dhe ka shtuar se ndërtimi i institucioneve demokratike dhe funksionale afron Kosovën me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG