Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kontaktet politike në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë në dobi të të dyja palëve dhe Qeveria e Kosovës është e gatshme t'i vendosë ato", ka thënë sot kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai tha se është i gatshëm që të vendos kontakte me të gjitha vendet fqinje, me qëllim që të pershpejtohet zgjidhja e statusit final të Kosovës. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq, ka thënë se duhet të ketë dialog me fqinjët, por jo për statusin politik.
Këto deklarata pasojnë një letër të shefit të UNMIK-ut dërguar kryeministrit serb, nga i cili kërkohet vendosja e bisedimeve Prishtinë - Beograd.
XS
SM
MD
LG