Ndërlidhjet

MOSUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ka ndërmarrë hetime për sulmin e djeshëm kundër bazës ushtarake në Mosul, që la të paktën 22 të vrarë, 15 ushtarë amerikanë, 2 ushtarë irakienë dhe 5 kontraktorë civilë. Në sulmin u plagosën 66 njerëz, prej tyre 42 ushtarë amerikanë.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se nuk është e qartë nëse shpërthimi u shkaktua nga një predhë mortaje apo ishte sulm vetëvrasës.
Sulmin e mori përsipër grupi militant Ansar al-Sunna, duke thënë se ishte sulm vetëvrasës.
Në Uashington, presidenti George Bush duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, tha:
"Jam i bindur se demokracia në Irak do të ngadhnjejë. E di se një Irak i lirë do të çojë në një botë më paqësore. Kështu që, lusim Zotin për bekimin e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë mision vital", tha Bush.
XS
SM
MD
LG