Ndërlidhjet

JERUSALEM


Lideri palestinez Mahmud Ababs tha sot se konferenca e planifikuar në Londër vitin e ardhshëm do të jetë hapi i parë për të arritur procesin e paqes me Izralin.
Abbas bëri këto komente pas takimit me kryeministrin britanik Tony Blair në Ramallah.
Blair ka thënë se planifikon të mbajë një konferencë ndërkombëtare në Londër, mbi zbatimin e reformave sociale, politike dhe të sigurisë brenda Autoritetit Palestinez.
Blair bëri këto komente në Jerusalem në një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Ariel Sharon.
"Ajo që sot shpresoj, është që pala palestineze të shohë se jemi të gatshëm të ndihmojmë që të merren masat e duhura për t'i dhënë mundësinë paqes", tha Blair, vizita e të cilit është e nivelit më të lartë diplomatik në rajon prej vdekjes së liderit palestinez Yasser Arafat.
XS
SM
MD
LG