Ndërlidhjet

MOSUL


Forcat amerikane kanë bllokuar sot qytetin e Mosulit, në kërkim të të dyshuarve, një ditë pas sulmeve që vranë 18 amerikanë dhe 4 irakianë.
Asnjë banor i Mosulit nuk është parë në rrugë, derisa zyrtarët amerikanë po hetojnë shkakun e shpërthimit vdekjeprurës në mensen e ushtrisë.
Po sot, kanë arritur nag Iraku në Paris dy gazetarët francezë, të cilët militanët islamikë në Irak i mbajten peng 4 muaj.
Lirimin e gazetareve e ka përshëndetur presidenti francez Zhak Shirak:
"Kristian Sheno dhe Zhorzh Malbruno rrzikuan jetën e tyre për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit. Ata iu nënshtruan një testi shumë të vështirë ", ka thënë Shirak, duke shtuar se ata kanë treguar një kurajo të pabesueshme.
XS
SM
MD
LG