Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me rastin e Krishtlindjeve u ka dërguar mesazhe urimi të gjithë qytetarëve të Kosovës, Papa Gjon Palit të Dytë, kreut të Ipeshkvisë së Kosovës, si dhe punonjësve ndërkombëtarë në Kosovë.
"Dhashtë Zoti që Krishlindjet e ardhshme t'i festojmë me njohjen e pavarësisë së vendit tonë", thuhet në urimin e z. Rugova.
Mesazhe urimi ka dërguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Zëvendës shefi i UNMIK-ut Larry Rosin ka uruar që paqja, gëzimi e shpresa të mbretërojë në zemrat e të gjithëve në këtë kohë dhe në tërë vitin 2005. Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë Naim Tërnava, duke uruar ipeshkvin Mark Sopi, ka thënë se "populli i Kosovës, tradicionalisht ka kultivuar tolerancën fetare dhe ka ditur që të cmojë vlerat humane dhe civilizuese".
XS
SM
MD
LG