Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova thotë se me njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të jetë i mundshëm integrimi i pakicës kombëtare serbe dhe do të përfundonin manipulimet e Beogradit zyrtar me këtë minoritet.
Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, presidenti Rugova vlerëson se marrëveshja e koalicionit për formimin e institucioneve është e natyrshme.
"Çdo koalicion që bëhet me vullnetin e dy palëve ose tri palëve është i natyrshëm. Deklaratat se është koalicion i panatyrshëm janë vërejtje dhe kritika të opozitës.Unë kam respekt për mendimin e lirë, por është një koalicion i natyrshëm, do të jetë një qeveri më efikase dhe do të ketë më shumë mundësi të veprojë", ka thënë presidenti Rugova.
(Intervistën në tërësi mund ta gjeni te rubrika Intervista).
XS
SM
MD
LG