Ndërlidhjet

MOSUL


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donlad Rumsfeld u ka bërë një vizitë ta papritur trupave në Irak. Rumsfeld ka thënë se me këtë vizitë ka dashur t'u urojë personalisht ushtarëve Krishtlindjet.
Në qytetin verior të Mosulit, ai inkurajoi ushtarët e plagosur në sulmin vetëvrasës në mensën ushtarake, që la të vrarë 22 persona.
"Kur shihni një sulm të tillë sic e pamë këtë të fundit, dhe dikush mund të pyes, "Cka do të ndodh në këtë vend, me 25 milionë njerëz të çliruar. Dhe, edhe më tej shohim këtë presion të kryengritjes muaj pas muaji. Unë nuk dyshoj, që megjithatë suksesi është i arritshëm", ka thënë Rumsfeld, i cili më vonë ka vizituar edhe trupat në Tikrit dhe Falluja.
Gjenerali Carter Ham, nga baza ushtarake e Mosulit ka thënë se sulmuesi kishte të veshur një uniformë ushtarake irakiane.
XS
SM
MD
LG