Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Gjon Pali i Dytë mbrëmë në mesnatë e mbajti meshën e krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Në këtë meshë morën pjesë shumë besimtarë. Papa Gjon Pali i dytë tha se shpreson se bota do ta njohë kohën e prosperitetit dhe të bashkëjetesës në paqe. Ai ftoi zyrtarët botëror që të punojnë në vendosjen e paqes. Në këtë meshë janë lexuar edhe mesazhet e liderëve botëror që ftuan të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë që të bashkëjetojnë në paqe. Mesha e krishtlindjeve në Vatikan u transmetua në televizion në 73 vende.
XS
SM
MD
LG