Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Në Ukrainë po rrjedh rivotimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Lideri i opozitës Viktor Yushchenko sërish përballet me rivalin Viktor Yanukovich për të zëvendësuar presidentin Leonid Kuchma pas 10 vjetësh në krye të shtetit.
Yanukovich zyrtarisht i fitoi zgjedhjet në 21 nëntor, por pas disa javësh të protestave të opozitës, Gjykata Supreme e Ukrainës i shpalli votimet të pavlefshme.
Zgjedhjet i ndjekin rreth 12 mijë vëzhgues të huaj.
Kuchma i përshkroi votimet e sotme ndoshta "si dita më e rëndësishme në ekzistencën e Ukrainës".
Yushchenko është zotuar t'i forcojë lidhjet me Perëndimin, ndërsa Yanukoviyh lidhjet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG