Ndërlidhjet

XHAKARTË


Ka arritur në mbi 11 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm dhe dallgwt masive në Azinë juglindore.
Vendet e prekura janë Shri Lanka, Indonezia, India, Malajzia, Tajlanda dhe ishujt Maldive.
Sipas Qendrës Gjeologjike në Shtetet e Bashkuara, tërmeti kishte fuqinë prej 8.9 ballësh të Rihterit, dhe është i pesti për nga fuqia prej vitit 1900, ndërsa më i fuqishmi prej vitit 1964. Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë tha se ka regjistruar 2,500 të vdekur. Më shumë se 2000 persona janë mbytur në Indi, derisa valët e quajtura tsunami e përmbytën bregdetin juglindor të vendit.
Mbi 4400 kanë vdekur në Shri Lankë.
Dy të tretat e kryeqytetit të Maldives, raportohet se janë përmbytur nga uji. Mijëra njerëz konsiderohen të zhdukur. Shifra e të vdekurve vazhdon të rritet.
Ekipet shpëtimtare përreth Oqeanit Indian janë duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
Shtetet nga e tërë bota kanë ofruar ndihmë për vendet e prekuara nga tërmeti dhe dallgët e detit.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Turqia dhe organizata ndërkombëtare po dërgojnë ndihmën e parë për të përballur këtë tragjedi të tmerrshme.
Papa Gjon Pali i Dytë kërkoi nga bota që të luten për viktimat e katastrofës dhe ndaj të mbijetuarve të tregohet solidaritet dhe ndihmë.
XS
SM
MD
LG