Ndërlidhjet

XHAKARTË


Ekipet shpëtimtare vazhdojnë të ndihmojnë të mbijetuarit pas tërmetit më të fuqishëm në 40 vjetët e fundit, i cili shkaktoi dallgë masive përgjatë bregdetit të Azisë Jugore.
Të paktën 14 mijë persona kanë vdekur në tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti nënujor me epiqendër afër ishullit të Sumatrës në Indonezi. Dallgët masive goditën Shri Lankën, Indinë, Tajlandën, Indonezinë, ishujt Maldive, Burmën dhe Malajzinë. Shifra e të vdekurve vazhdon të rritet.
Tërmeti kishte fuqi prej 9 shkalllë të Rihterit.
Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka apeluar për ndihmë emergjente në vlerë prej 6.5 milionë dollarë.
Papa Gjon Pali i dytë apeloi për ndihmë ndërkombëtare pë popullin e Azisë. Bashkimi Evropian u zotua të japë 3 milionë euro për ndihëm emergjente. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar përkahje të gjerë.
XS
SM
MD
LG