Ndërlidhjet

KIJEV


Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës ka njoftuar se lideri opozitar Viktor Yushchenko ka fituar vota të mjaftueshme për të siguruar fitore në raundin presidencial.
Komisioni tha se Yushchenko ka fituar 3 milionë vota më shumë sesa rivali i tij Viktor Yanukovich.
Yushchenko para përkrahësve të tij në Kijev deklaroi fitoren.
"Te dashur miq, dua të them se për 14 vjet ne ishim të pavarur, por jo të lirë. Për 14 vjet në tërë Ukrainën kishte tirani, tirania e Leonid Kuçmasë, e parardhësit të tij dhe kryeministrit Yanukovich. Sot mund të them se kjo është e kaluar, para nesh shtrihet një Ukrainë e pavarur dhe e lirë", ka thënë Yushchenko.
Yanukovich ka deklaruar se nëse humbë do të jetë opozitë e fortë. Zgjedhjet e djeshme i monitoruan 12 mijë vëzhgues të cilët nuk raportuan shkelje të mëdha të rregullave zgjedhore.
XS
SM
MD
LG