Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTË


Shifra e të vdekurve vazhdon të rritet pas tragjedisë së tërmetit të së dielës dhe dallgëve masive që goditën Azinë jugore.
Deri tani njoftohet për mbi 21 mijë të vdekur, derisa zyrtarët në Shri Lankë, Indi dhe Indonezi njoftojnë për rritje të numrit të të vdekurve në vendet e tyre.
Ekipet shpëtimtare vazhdojnë të ndihmojnë të mbijetuarit pas tërmetit më të fuqishëm në 40 vjetët e fundit.
Ministri i brendshëm indian Shivraj Patil tha se autoritetet po bëjën cdo gjë që është e mundur për t'u ndihmuar viktimave:
"Qeveria shtetërore po jep maksimumin. Duam t'u ndihmojnë në cdo aspekt. Po mundohemi të zbulojmë atë se cfarë ndodhi, cfarë ndihme kërkohet, dhe krejt ajo që kërkohet do të jepet", ka thënë Patil.
Shumë qeveri botërore kanë ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit, që kishte fuqi prej 9 shkallë të Rihterit.
Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka apeluar për ndihmë emergjente në vlerë prej 6.5 milionë dollarë.
Edhe Papa Gjon Pali i dytë apeloi për ndihmë. Bashkimi Evropian u zotua të japë 3 milionë euro si ndihmë emergjente. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar përkahje të gjithëmbarshme.
XS
SM
MD
LG