Ndërlidhjet

KIJEV


Lideri opozitar Viktor Yushchenko ka deklaruar fitoren e tij, pas përsëritjes së raundit të djeshëm presidencial, derisa rezultatet preliminare tregojnë se ai prin me 9 për qind.
Yushchenko u tha përkrahësve të tij në Kijev se rezultatet nënkuptojnë "liri" përfundimtare për Ukrainën:
"Dua të them se kjo është fitore e popullit të Ukrainës, e shtetit të të Ukrainës, për të cilën gjë ecëm me shekuj. Për 14 vjet ne ishim të pavarur, por tash u bëmë edhe të lirë", ka thënë Yushchenko.
Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se me 97 për qind të votave të numëruara Yushchenko ka marrë 53 për qind të votave ndaj 44 për qind sa ka kryeministri Viktor Janukovich.
Kryeministri Yanukovich zyrtarisht i fitoi zgjedhjet në 21 nëntor, por pas disa javësh të protestave të opozitës, Gjykata Supreme e Ukrainës i shpalli votimet të pavlefshme.
XS
SM
MD
LG