Ndërlidhjet

BANKOK


Numri i viktimave i ka kaluar 20 mijë vetë në vendet e Azisë Jugore, të goditura nga tërmeti dhe valët e shkaktuara prej tij.
Numri i viktimave u rrit pas rritjes dramatike në numrin e viktimave në Sri Lanka. Zëdhënësi i ushtrisë së Sri Lankës bëri të ditur se mbi 10 mijë trupa janë gjetur në pjesën e goditur nga dallgët.
Zyrtarët në Indi, Indonezi, Tajlandë, Malajzi dhe ishujt Maldive po përballen jo vetëm me humbje në njerëz, por dhe dëme të jashtëzakonshme materiale. Ndërkaq të mbijetuarit përballen me rrezikun e epidemive.
"Padyshim, në rast të një katastrofe të tillë ekziston gjithmonë rreziku i epidemive. Ne po përpiqemi të mbulojmë gjendjen shëndetësore vecanërisht në Indi, Sri Lanka dhe në Ace në Indonezi. Ndihma mjekësore do jetë jashtëzakonisht e rëndësishme", ka deklaruar Peter Rees nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Thirrja e kësaj organizate për 6.5 milionë dollarë ndihmë të jashtëzakonshme për projektet në vendet e goditura nga kjo fatkeqësi natyrore është përmbushur menjëherë nga donatorë të ndryshëm.
XS
SM
MD
LG