Ndërlidhjet

BAGDAD


Partia kryesore e myslimanëve sunitë është tërhequr nga zgjedhjet e janarit, pasi sipas kësaj partie dhuna do të vështirësojë pjesëmarrjen e njerëzve në votime, vecanërisht në zonat me popullsi sunite në veri dhe perëndim.
"Sot partia morri një vendim shumë të vështirë, që lidhet me tërheqjen nga zgjedhjet. Ky hap është marrë pasi jemi të bindur se situata nuk do të përmirësohet, që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme në kohën e paraparë", tha Mohsen Abdel Hamid, derisa bënte publik vendimin në një konferencë shtypi në Bagdad. Hamid ka theksuar se megjithatë partia e tij nuk bën thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Në të tjera zhvillime 13 njerëz humbën jetën nga një sulm vetvrasës me automjetë-bombë në Bagdad, derisa mbi 50 të tjerë u plagosën.
Sulmi ndodhi pranë selisë së partisë kryesore politike shiite, Këshilli i lartë për Revolucionin islamik të Irakut, derisa kreu i kësaj partie tha se sulmi ishte drejtuar kundër tij.
XS
SM
MD
LG