Ndërlidhjet

NABLUS


159 të burgosur palestinezë janë liruar nga autoritetet izraelite në shenjë të vullnetit të mirë ndaj udhëheqjes së re palestineze.
Drejtuesi palestinez, Mahmud Abas, ka mirëpritur këtë hap, por ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë, përfshi dhe ata që vuajnë dënime afatgjata. Mbi 7 mijë të burgosur palestinezë gjenden në burgjet izraelite.
Avi Pazner, zëdhënësi i kryeministrit izraelit, ka thënë se ekziston mundësia e lirimeve të reja.
"Ne po shohim mundësinë e ripërtëritjes së dialogut me fqinjët tanë palestinezë. Brenda kornizës së dialogut ekziston dhe mundësia e lirimeve të reja të të burgosurve, natyrisht nëse palestinezët bëjnë pjesën e tyre në angazhimin për t'i dhënë fund terrorizmit dhe përfshirjes në reforma", tha Pazner.
XS
SM
MD
LG