Ndërlidhjet

logo-print

KJEV


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Ukrainë ka bërë të ditur se udhëheqësi i opozitës, Viktor Jushcenko, kryeson ndaj rivalit të tij, Viktor Janukovic, me rezultatin 52 me 44 për qind. Ekipi i Janukovicit ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë humbjen dhe do ta cojë rastin para Gjykatës së Lartë.
Misioni vëzhgues i OSBE-së i cilësoi zgjedhjet si më të mira krahasuar me ato të mëparshmet. Kreu i këtij mision, Bruce George, ka përsëritur këtë qëndrim.
"Jam shumë i kënaqur që të them se mendimi i përbashkët i organizatave të përfshira në mbikqyrjen e zgjedhjeve është se ato kanë shënuar një hap thelbësor drejt arritjes së standardeve të OSBE-së, atyre evropiane e ndërkombëtare në përgjithësi", tha George.
Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, ka kërkuar që të gjitha palët tani të punojnë së bashku për të bashkuar vendin e ndarë nga zgjedhjet e fundit presidenciale.
XS
SM
MD
LG