Ndërlidhjet

KOLOMBO


Të paktën 50 mijë njerëz raportohet se kanë vdekur nga tërmeti dhe valët gjigante që e shkretuan vendet e Oqeanit Indian.
Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë tha se bilanci i të vdekurve është të paktën 27 mijë, ndërsa zyra e presidentit në Sri Lankë raportoi për të paktën 17.640 të vdekur.
Zyrtarët e Indisë thanë se atje kanë vdekur mbi 8 mijë njerëz.
Nga Tajlanda u raportua për më shumë se 1.500 të vdekur, shumica turistë të huaj.
Viktima raportuan edhe, Malajzia, Burma, Maldivet dhe Bangladeshi.
Në Afrikë, për të vdekur u raportua nga Kenia, Somalia, Tanzania dhe Ishujt Sejshele.
Mijëra turistë nga mbarë bota konsiderohen të zhdukur, kurse ndihmat humanitare ndërkombëtare janë nisur drejt zonave të goditura.
Kombet e Bashkuara thanë se kjo mund të jetë katastrofa më e madhe natyrore në histori, ndërsa UNICEF-i tha se cunami që goditi Sri Lankën i ka zbuluar minat e fshehura dhe i ka shpërndarë ato, duke ua vështirësuar punën ekipeve të shpëtimit.
Vlerësohet se në konfliktin në Sri Lankë që filloi në 1983, ushtria dhe Tigrat Tamilë kanë vendosur rreth 1.5 milionë mina.
XS
SM
MD
LG