Ndërlidhjet

KIEV


Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë Viktor Yushchenko tha se do të duhet kohë për rindërtimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë pas krizës zgjedhore.
Yushchenko i tha gazetës ruse "Izvestia" se shumë ukrainas nuk do ta harrojnë shpejt atë që ai e quajti përzierje të Moskës në zgjedhjet në Ukrainë, ku u mbështet rivali i tij, kryeministri Viktor Yanukovich.
Yushchenko tha se megjithate, vizitën e parë si president do ta bëjë në Moskë.
Ndërkohë, Viktor Yanukovich deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të bashkërenduara për ta siguruar fitoren e Yushchenkos.
Sipas rezultateve preliminare zyrtare, Yushchenko fitoi 51.99%, ndërsa Yanukovich 44.19 % të votave.
Yanukovich refuzoi ta pranojë humbjen dhe tha se do të ankohet.
Zgjedhjet e nëntorit, që i fitoi Yanukovich, Gjykata Supreme i anuloi për shkak të manipulimeve.
Vëzhguesit e OSBE-së i vlerësuan pozitive zgjedhjet e së dielës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se duket që votimet ishin të lira dhe korrekte.
XS
SM
MD
LG