Ndërlidhjet

SOFJE


Kryeministrat e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë e miratuan projektin për ndërtimin e naftëpërcjellësit lindje-perëndim përmes gadishullit Ballkanik.
Simeon Saxcoburggotski, Fatos Nano dhe Vllado Buçkovski e nënshkruan dokumentin për ndërtimin e përçuesit në vlerë prej 1.2 miliarda dollarë, që do të lidhë portin Burgas në Detin e Zi dhe Vlorën, ndërsa do të kalojë nëpër Maqedoni.
Nëpër naftëpërcjellësin do të rrjedhë nafta nga Rusia, Azerbejxhani, Kazakistani dhe Turkmenistani për në Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa kapaciteti do të jetë 750 mijë fuçi naftë në ditë.
XS
SM
MD
LG