Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 26 oficerë policie e humbën jetën në sulmet ndaj stacioneve të policisë në qytetet e Irakut.
Në Tikrit u vranë 13 oficerë dhe 2 u plagosën, ndërsa sulmet e militantëve afër qytetit Samarra, rezultuan me 5 policë të vrarë.
Në sulmet në Baqouba u vranë të paktën 6 policë, ndërsa 1 u vra në Mosul.
Në Bagdad, policia tha se 1 pjesëtar i Gardës Kombëtare e humbi jetën në shpërthimin e një automjeti bombë, ndërsa 8 u plagosën.
Vala e dhunës shpërtheu një ditë pasi Osama bin Laden, kreu i rrjetit Al Kaida, i lëvdoi sulmet ndaj trupave amerikane dhe zyrtarëve të qeverisë irakiene.
XS
SM
MD
LG