Ndërlidhjet

logo-print

BANDA ACEH/INDONEZI


Mbi 60 mijë është bilanci i viktimave nga tërmeti dhe valët e baticës në vendet e Azisë, ndërsa mijëra vetë raportohen të zhdukur. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se sëmundjet dhe epidemitë mund të marrin mijëra jetë tjera.
Në Indonezi, vendin më të goditur, sot u tha se janë vrarë mbi 30 mijë njerëz, pothuaj gjysma e tyre në provincën Aceh të ujdhesës Sumatra, afër epiqendrës ku ndodhi tërmeti me fuqi prej 9 ballë të Rihterit.
Sri Lanka raportoi për afro 22 mijë të vdekur.
India tha se bilanci i të vdekurve është mbi 9 mijë, ndërsa Tajlanda raportoi për mbi 1.500.
Ministri i Jashtëm i Australisë Alexander Downer tha se edhe dëmi ekonomik është i madh.
"Shumë ekonomi, apo të paktën degë të ekonomisë në vendet e goditura janë mbyllur apo shkatërruar. Kjo do të kërkojë rindërtime dhe investime të mëdha. Vendet si Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të kontribuojnë, sepse kjo është përgjegjësia që e kemi", tha Downer.
Në mesin e të zhdukurve raportohet edhe për qindra turistë të huaj, kryesisht suedezë që gjendeshin në pushimoret e Tajlandës.
XS
SM
MD
LG