Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiene tha se të paktën 28 njerëz, përfshirë 7 policë, e kanë humbur jetën në shpërthimin që mbrëmë tronditi Bagdadin.
Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi gjatë një bastisjeje në lagjen Ghazaliya, ku dyshohej se fshehen militantët.
Dje, të paktën 36 oficerë policie e humbën jetën në sulmet ndaj stacioneve të policisë në të ashtuquajturin trekëndëshin sunit.
Asambleja e përkohshme irakiene bëri thirrje për unitet kombëtar, ndërsa ambasada amerikane në Bagdad tha se pret që dhuna të rritet para zgjedhjeve në 30 janar.
XS
SM
MD
LG