Ndërlidhjet

KIJEV


Kryeministri i Ukrainës Vitktor Yanukovich, i cili ka kontestuar zgjedhjet presidenciale të së dielës, i ka dorëzuar një listë me ankesa autoriteve zgjedhore. Zëdhënësja e Komisionit Qendror Zgjedhor Zoya Charikova, tha se ankesat përfshijnë shkelje të mundshme të rregullave zgjedhore në tërë Ukrainën dhe duhen dy ditë për t'u ekzaminuar.
Nëse Komisioni hedh poshtë ankesat, Yanukovich do të ankohet në Gjykatën Supreme.
Ndërkohë, qeveria e Ukrainës ka vendosur që të mos mbajë takimin e paraparë, pasi që qindra protestues të opozitës janë tubuar jashtë ndërtesës për t'i penguar Yanukovichit hyrjen në ndërtesë.
Viktor Yushchenko, sipas rezultateve preliminare ka mundur Yanukovichin.
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar disa javë më parë një mocion mosbesimi për qeverinë e Yanukovicit, por presidenti në largim Leonid Kuçma ka refuzuar të shkarkojë kryeministrin.
XS
SM
MD
LG