Ndërlidhjet

logo-print

BANDA ACEH\INDONEZI


Numri i të vdekurve nga tragjedia e cunamit në rajonin e Oqeanit Indian ka arritur në rreth 80 mijë.
Zyrtarët në Indonezi, thonë se kanë regjistruar më shumë se 45 mijë persona të vdekur. Autoritetet në Shri Lankë dhe Indi tregojnë për dhjetëra mijëra të vdekur. Në Tajlandë, janë më shumë se 1500 të vdekur, por zyrtarët po punojnë në gjetjen e mijëra personave tjerë të zhdukur, vendës dhe turistë të huaj.
Kryeministri i Tajlandës Thaksin Shinaëatra tha se numri i të vdekurve pritet të rritet:
"Ne ende kemi kufoma të pazbuluara. Kjo do të marrë kohë, sepse në disa zona ne përballemi me vështirësi të komunikimit", tha Shinaëatra.
Autoritetet suedeze dhe gjermane thonë se më shumë se 1000 shtetas të tyre janë të zhdukur në Tajlandë. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se sëmundjet dhe epidemitë mund të marrin mijëra jetëra të tjera.
Shtetet nga tërë bota po ofrojnë ndihmë për viktimat.
Presidenti amerikan George Bush tha se Uashingtoni ka ndarë 35 milionë dollarë si ndihmë fillestare:
"Ditët e fundit i kanë sjell humbje dhe pikëllim botës, qe nuk mund te merret me mend. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë qeverive të prekura derisa ato po kujdesen për viktimat. Së bashku me pjesën tjetër të botës do të përballojmë humbjen e tyre dhe do të mbijetojmë këtë shkatërrim", ka thënë Bush.
Ai tha se vendi i tij duhet të punojë me Indinë, Australinë, dhe Japoninë për të formuar një grup, që do të mbikqyrë shpërndarjen e ndihmave viktimave.
Japonia ka premtuar një ndihmë prej 40 milionë dollarësh, ndërsa Britania dhe Australia nga 30 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG