Ndërlidhjet

KIJEV


Kryeministri i Ukrainës Viktor Yanukovich, i cili ka kontestuar zgjedhjet presidenciale të së dielës, i ka dorëzuar një listë me ankesa autoriteve zgjedhore. Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Yarosllav Davidovich tha se këto sfida legale kanë për qëllim që të shtyjnë komisionin nga pozicioni jopartiak në politikë. Vëzhguesit ndërkombëtarë e përkrahin fitoren e opozitarit Yushchenko.
Qeveria e Ukrainës nuk e ka mbajtur sot takimin e paraparë, pasi që qindra protestues të opozitës kishin bllokuar ndërtesën e qeverisë.
XS
SM
MD
LG