Ndërlidhjet

KIEV


Gjykata Supreme e Ukrainës i hodhi poshtë ankesat e kryeministrit Viktor Yanukovich, të cilat synonin ta kontestojnë rezultatin e rivotimit në zgjedhjet presidenciale.
Gjykata refuzoi t'i shqyrtojë ankesat se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka respektuar ligjin dhe ka dështuar t'ua sigurojë të gjithë personave me aftësi të kufizuar të drejtën e votimit në shtëpi.
Ndërkohë, lideri i opozitës Viktor Yushchenko tha se kur të zgjidhet president, do ta mbështesë zgjedhjen e Yulia Timoshchenko si kryeministre të re.
"Kur të vijmë në pushtet, anëtarët e opozitës nuk do të burgosen dhe të dëbohen si në kohën e Kuchmas. As nuk do t'u pritet koka siç i ndodhi gazetarit Heorhiy Gongadze", deklaroi Timoshchenko duke e paralajmëruar rendin e ri në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG