Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTË


Numri i të vdekurve nga tragjedia e cunamit në Azinë juglindore ka arritur në rreth 120 mijë.
Vetëm në Indonezi janë shënuar 80 mijë të vdekur.
Qeveritë dhe agjencitë humanitare përpiqen t'u dërgojnë ndihma miliona të mbijetuarve nga katastrofa e cunamit në Azi.
Zyrtarët paralajmëruan se të mbijetuarit përballen me rrezikun e mungesës së ushqimit, barërave dhe ujit të pijshëm, sidomos në Indonezi, por edhe në Sri Lankë, Indi dhe Tajlandë.
"Po bëjmë cdo gjë që është e mundur për të penguar përhapjen e ndonjë epiedemie. Situata më brengosëse është në Banda Aceh dhe Maulaboh, ku njerezit po përballen me rreziqe shëndetësore dhe ambientale", ka thënë presidenti i Indonezisë Susilo Yudhoyono.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se vetëm një pjesë e miliona të prekurve ka arritur të marrë ndihmën e destinuar. Deri tani donatorët ndërkombëtarë kanë dhënë 300 milionë dollarë.
Presidenti amerikan George Bush ka kërkuar krijimin e "grupit bërthamë" të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, India dhe Australia, i cili do t'i drejtojë operacionet humanitare. Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian.
Ndërkohë Suedia ka shpallur të shtunën ditë zie për mijëra turistë suedezë të zhdukur në katastrofën e cunamit.
"Nuk ka dyshim se kjo është katastrofë kombëtare, ka thënë në Tajlandë ministrja e jashtme e Suedisë Laila Freivlads.
Në pushimoret e Oqeanit indian, konsiderohen të zhdukur rreth 1000-4500 tirisët suedezë, 1000 gjermanë, 350 norvegjezë dhe 200 cekë.
XS
SM
MD
LG