Ndërlidhjet

KIJEV


Gjykata Supreme e Ukrainës i hodhi poshtë 4 ankesat e kryeministrit Viktor Yanukovich, të cilat synonin ta kontestojnë rezultatin e rivotimit në zgjedhjet presidenciale.
Ndërkohë, lideri i opozitës Viktor Yushchenko tha se kur të zgjidhet president, do ta mbështesë zgjedhjen e Yulia Timoshchenko si kryeministre të re. Por, zëdhënësja e tij më vonë tha se nuk është marrë ende vendim për postin e kryeministrit.
Yushchenko ka thënë se qeveria e tij do të thellojë marrëdhëniet e Ukrainës me Bashkimin Evropian, por edhe me Rusinë.
XS
SM
MD
LG