Ndërlidhjet

Moskë: Misioni i BE-së ilegal


Vendosja e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë nuk ka baza legale dhe është në kundërthënie me rezolutat kryesore të Kombeve të Bashkuara, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mikhail Kamynin.

"Vendimi për vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë nuk ka asnjë lloj baze legale. Siç është e njohur, përgatitjet për vendosjen e misionit të BE-së e kanë anashkaluar dhe po e anashkalojnë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë Kamynin në një deklaratë.
XS
SM
MD
LG