Ndërlidhjet

Feith – Sejdiu bisedojnë për EULEX-in


Kreu i misionit të Bashkimit Evropian EULEX, Pieter Feith, ka thënë se ai ka filluar mandatin si përfaqësues special në Kosovë.

"Tash unë po e instaloj zyrën time si përfaqësues special i Bashkimit Evropian dhe ne gjithashtu po e hapim zyrën e përfaqësuesit civil ndërkombëtar", tha Feith, pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Feith ka thënë se misioni i tij do të ndihmojë dhe këshillojë qeverinë në vendimet e saj për zbatimin e planit të Ahtisaarit, me theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të pakicës serbe.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka bërë thirrje për kthimin e normalitetit në gjithë vendin.

"Kosova është tërësi integrale, e mbështetur ndërkombëtarisht dhe është shumë e rëndësishme që ne kemi vizionin për të ardhmen", tha Sejdiu.
XS
SM
MD
LG