Ndërlidhjet

Norvegjia do ta njohë Kosovën


Norvegjia do të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar ministri i Jashtëm i këtij vendi, Jonas Gahr Stoere.

"Sot dëshiroj të bëj të ditur se Norvegjia do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", thuhet në kumtesën e lëshuar nga Stoere.

Në këtë mënyrë, Norvegjia, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, u bashkohet fqinjëve – Danimarkës, Finlandës dhe Suedisë – që tashmë kanë bërë të ditur se do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG