Ndërlidhjet

Letonia e njohu Kosovën


Vendi baltik, Letonia, e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar Ministria e jashtme e këtij vendi. "Letonia i vlerëson lartë parimet e përfshira në deklaratë, që janë madhore për një shoqëri demokratike", thuhet në njoftim. "Parimet, siç janë stabiliteti, rritja ekonomike, siguria, të drejtat e njeriut, mbrojtja e minoriteteve dhe paprekshmëria e trashëgimisë religjioze dhe kulturore janë elementet bazë mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e Kosovës", thuhet, pos tjerash, në njoftimin e ministrisë së jashtme të Letonisë.
XS
SM
MD
LG