Ndërlidhjet

U hapën pikat kufitare


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë sot ka hapur dy pika kufitare, që ishin mbyllur pasi serbët ua kishin futur flakën, në shenjë zemërimi për pavrësinë e Kosovës. Në "pikat kufitare në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok prej orës 15:00 është e stacionuar policia e UNMIK-ut së bashku me njësinë speciale të UNMIK-ut", thuhet në njoftimin e SHPK-së. "Kjo do të thotë se prej kësaj kohe, pikat kufitare janë të lira për trafik, për aq gjatë sa aty të jenë trupat e KFOR-it", thuhet mëtutje në këtë njoftim.
XS
SM
MD
LG