Ndërlidhjet

DiCarlo: Kosova është sjellë me përgjegjësi


Shtetet e Bashkuara po e sigurojnë Serbinë se dëshirojnë ta ndihmojnë në integrimin në institucionet perëndimore, për t'i përmirësuar marrëdhëniet, që u përkeqësuan pas njohjes së pavarësisë së Kosovës. "Ne mendojmë se Serbia, nëse i tejkalon konfliktet e viteve të 90-ta, e ka një të ardhme shumë të ndritshme", tha Rosemary DiCarlo, zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, në intervistën për agjencinë AP. "Por, kapërcimi i viteve të 90-ta dhe kapërcimi i së kaluarës së afërt, nënkupton kapjen e kriminelëve të luftës, nënkupton njohjen se Millosheviqi e ka humbur Kosovën", tha zonja DiCarlo, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në politikën e Shteteve të Bashkuara për Kosovën. Mëtutje ajo tha se SHBA-të janë të kënaqura që Deklarata e Kosovës u bë pa probleme të mëdha dhe dhunë. "Kosova është sjellë me shumë përgjegjësi", tha DiCarlo. Lidhur me rolin e Rusisë ajo u shpreh se "Rusia nuk ishte lojtar kryesor në Kosovë për një kohë".
XS
SM
MD
LG