Ndërlidhjet

Në Serbi u protestua kundër Kosovës


Në shumë qytete të Serbisë edhe sot janë mbajtur protesta kundër pavarësisë së Kosovës. Protesta, që raportohet se kanë kaluar pa incidente, kanë mbajtur kryesisht nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët në Nish, në Novi Pazar, në Leskovc, në Novi Sad dhe në Aleksandrovc. Protestuesit bartnin flamujt e Serbisë dhe brohoritnin "Kosovën nuk e japim", "Kosova është Serbi" e të tjera.
XS
SM
MD
LG