Ndërlidhjet

logo-print

SHBA qëllon satelitin spiun


Pentagoni ka konfirmuar se ka goditur me raketë satelitin spiun, i cili u prish në hapësirë.

Raketa u hodh nga oqeani Paqësor dhe goditi satelitin spiun, që kishte madhësinë e një autobusi. Goditja ndodhi në një distancë prej 247km mbi oqean.

Pentagoni ka bërë të ditur se duhen 24 orë përpara se të mësohet nëse karburanti toksik që gjendej në satelitin spiun është shkatërruar apo jo.Pas prishjes sateliti spiun rrezikonte të godiste Tokën, duke lënë të hapur mundësinë e një ndotje të madhe.

Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me goditjen e satelitit spiun, duke e cilësuar atë si një provë për armët e reja të hapësirës.
Pentagoni i ka hedhur poshtë, si të pavërteta, këto shqetësime.
XS
SM
MD
LG